Site icon Telegrafi

Zafir Berisha: Thaçi – Mustafa po sillen me Kosovën si çifligarë

Deputeti i Nisma-s për Kosovën, Zafir Berisha ka akuzuar Presidentin e vendit, Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa, se po sillen me Kosovën si çifligarë.

Berisha e bëri këtë komente në faqen e tij të rrjetit social Facebook.

Postimi i plotë:

“Dyshja e papërgjegjshme /Thaçi-Mustafa/ me Kosovën po sillen si çifligarë! Kosova është pronë e gjithë qytetarëve që jetojnë këtu e jo pashallëk i çifligarëve të mentalitetit mesjetar, të cilët sillen me fatin e vendit dhe qytetarëve sikurse ta kenë trashëgimi private nga baballarët e tyre. Kriza social-ekonomike që ka përfshi vendin dhe që po rezulton me një krizë të thellë morale në shoqëri, po bëhet e papërballueshme nga qytetarët dhe po reflekton direkt në harmoninë dhe mirëqenën e familjeve tona si bërthamë e shtetit. Papunësia, gjenda e rëndë në arsim e shëndetësi, mungesa e vizionit për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe dominanca e nepotizmit dhe krimit të organizuar në institucione, janë disa nga shkaktarët që e rendojnë jetën normale në Kosovë. Gjetja e një terapie për kurim të fenomeneve negative në shoqëri, është nevojë urgjente para se të bëhet vonë… Popullore, gjithë qysh bëhet shteti vetëm kështu jo”(sic.)

Exit mobile version