Zafir Berisha, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma Socialdemokrate, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar rëndësinë historike dhe kulturore të Prizrenit.
“Prizreni është një qytet me një histori dhe trashëgimi të pasur kulturore, nuk është kryeqytet i ‘Pekmezit’ siç mendon ai që është duke shkelur dhia, por kryeqytet shpirtëror i shqiptarëve!” ka shkruar Berisha.
Ai ka shprehur përkushtimin për të punuar për ruajtjen e vlerave kulturore të qytetit dhe për promovimin e turizmit kulturor si një mundësi për zhvillimin ekonomik dhe punësimin.
Gjatë një takimi në lagjen “2 Korriku” të Prizrenit, Berisha ka theksuar mobilizimin për t’i dhënë fund qeverisjes aktuale në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Si deputet i Kuvendit të Kosovës, do të angazhohem për një Kosovë më të zhvilluar, më të sigurt, ku do të ketë drejtësi dhe barazi për të gjithë. Së bashku ja dalim!” përfundoi Berisha, duke premtuar një angazhim të sinqertë dhe të përkushtuar në shërbim të qytetarëve.