E plotësuar: Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, është shprehur i bindur se Aleanca Kosova e Re dhe disa deputet të tjerë do t’i bashkohet koalicionit PDK-AAK-NISMA.
Duke bërë kështu, siç shprehet Berisha, formimi i qeveris të mbetet “çështje ditësh ose orësh”.
Berisha ne InfoBox te RTV Dukagjinit, ka thënë se qeveria “do të jetë funksionale, në secilin variant”. /Telegrafi/
——————————————————-
ZAFIR BERISHA PRANON SE ËSHTË KANDIDAT I NISMËS PËR KRYETAR TË PRIZRENIT DHE SE PAN-i S’I KA NUMRAT
Zafir Berisha është nominuar për kandidat të kryetarit të Komunës së Prizrenit, nga partia e tij Nisma për Kosovën.
Lajmin e ka konfirmuar vet Berisha në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit.
Në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë tha se “nuk o zbulim me ditë pse nuk po vazhdon seanca konstituive”.
“S’i kemi numrat”, ka thënë deputeti i Kuvendit të Kosovës, që është pjesë e koalicionit PDK-AAK-NISMA (PAN), teksa shton se Qeverinë e Kosovës do ta bëjnë me më shumë se 61 vota. /Telegrafi/