Në orët e mbrëmjes të datës 26 janar, pasi u kthye në shtëpi, nuk e gjeti derën ashtu si e kishte lënë kur doli gjatë ditës.
Deputetit të Nismës, njëherësh edhe anëtar i komisionit për siguri, Zafir Berishës, i kishin hyrë hajnat, njofton Klan Kosova.
Në atë kohë nuk ishte askush në shtëpinë e tij.
Megjithatë, ish-pjesëtari i UÇK-së thotë se më shumë është i shqetësuar për fëmijët e tij.
Për këtë thyerje Berisha fajëson politikat e dobëta të Qeverisë. /Klan Kosova/