Telegrafi

Zafir Berisha për prishjen me VV-në në Prizren: Burrëri është edhe largimi nga koalicioni

Ish-deputeti i NISMA-s, dhe kryetari i këtij subjekti në Prizren, Zafir Berisha ka thënë se nuk komenton politika lokale pasi NISMA është aktualisht duke u marrë me politika globale që e presin Kosovën përpara.

Berisha, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se “burrëri është edhe largimi nga koalicioni” duke aluduar në prishjen me Vetëvendosjen në Prizren.

“Unë jam larguar nga PDK-ja pasi kam fituar zgjedhjet në Prizren. Jam mësuar që të jem njëfarë shkolle për Vetëvendosjen, por ata e kanë marrë veten në qejf. Edhe për punën lokale do t’i vlerësoj qytetari me 6 tetor”, ka thënë Berisha, përcjell Telegrafi.

I pari i NISMA-s së Prizrenit ka thënë se stabiliteti i kësaj partie po i pengon dikujt.

Lexo po ashtu Balaj-Halimaj: Ngritja e pagës minimale do të jetë kusht i NISMA-s për ta votuar qeverinë e ardhshme

“Edhe në nivelin lokal edhe atë qendrore po ju pengon. Ne kemi pasur disa lëvizje në nivelin lokal ekskluzivisht për t’u dëmtuar Zafiri si figurë lokale”, ka deklaruar ndër të tjera Zafir Berisha./Telegrafi/