Telegrafi

Zafir Berisha paralajmëron kthimin e gazit lotsjellës, sepse vetëm gazi e ndal pushtetin!

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Nisma për Kosovën, Zafir Berisha, ka thënë se opozita do të vazhdojë të funksionojë e bashkuar.

Sipas tij opozita, ka mospajtime or në një pik pajtohen: rrëzimin e Qeverisë.

Për Indeksonline ai ka folur edhe për gazin lotsjellës që, sipas tij, e ka kryer efektin e vet. Mirëpo, nuk përjashtohet mundësia që të rikthehet në Kuvend, nëse vazhdon zbatimi i marrëveshjeve të Asociacionit dhe Demarkacionit me Malin e Zi.

“E kemi vërejtur se vetëm gazi mund t’i ndal. Aktualisht presim të reflektojnë, ndaj përkohësisht është ndërprerë gazi”, ka thënë Berisha.