Deputeti i Nisma për Kosovën, Zafir Berisha, për emisionin Info Magazine ka treguar se pse nuk ishte i pranishëm në Kuvend për ta dëgjuar fjalimin e Thaçit.
“Kisha punë ma të meçme se me e ngu Presidentin”, deklaroi ai.
Berisha po ashtu e dha mendimin e tij edhe në lidhje me vendimin e fundit të Kryeministrit Haradinaj për rritjen e pagave.
“Nuk është vendim korrekt. Rritja e pagave në këtë formë dhe sasia nuk përkojnë me realitetin social e ekonomik të vendit. Nuk me ka pëlqyer dhe kjo bie ndesh me vizionin e partisë qe e përfaqësoj, e cila ka një qasje tjetër rreth zhvillimit ekonomik dhe të mirëqenies sociale”, u shpreh ai.