Deputeti nga radhët e NISMA për Kosovën, Zafir Berisha, ka thënë se fronti i përbashkët politik VV-AAK-NISMA-AKR është më se i nevojshëm në këtë kohë në të cilën po kalon vendi.
Berisha, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se “Ky front di t’ia kthente krenarinë dhe identitetin, qytetarit të vendit dhe do të trasonte rrugën për integrime euroatlantike”, transmeton Telegrafi.
Postimi i plotë i Berishës:
“Për shtetin, të gjithë duhet sakrifikuar diçka nga vetja.
Kosova, stabiliteti i saj ekonomik dhe i sigurisë jo që rrezikohen vetëm nga jashtë, por janë duke u rrezikuar seriozisht edhe nga krimi i organizuar i cili e ka kapur shtetin dhe i cili ka sigllen LDK-PDK-SERBSKA.
Fronti i përbashkët politik VV-AAK-NISMA-AKR është mëse i nevojshëm në këtë kohë në të cilën po kalon vendi, për t’i kthyer krenarinë dhe identitetin qytetarit të vendit dhe për ti trasuar rrugën për integrime euroatlantike.
Në shikim të parë mund të duket i pamundur ky front politik për shkak të dallimeve programore politike, por kjo mund të realizohet për interes të shtetit, nese keto dallime perkohësisht i fusim në arkiva per hirë të nevojes urgjente të cilen e ka Kosova për të dalur nga kjo krize e dëmshme e cila i ka zënë frymen perspektives së qyterave dhe Kosoves.
‘Forca nuk e bënë fuqinë, por Bashkimi bën Fuqinë për ta mundur të keqen’” (sic.), ka shkruar Berisha. /Telegrafi/