Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se me protestën e sotme të AAK-së e Nismës u dëshmua se nuk do të ndalen “derisa fatin e vendit t’ia kthejmë sovranit”.
Ai ka komentuar edhe një nga emrat e fundit që është përmendur si ministër i ardhshëm i Drejtësisë.
“Imagjinoni ne këtë qeveri antikushtetuese, tash edhe Gani Koci është ministër. A durohet kjo?”, ka shkruar Berisha.