Telegrafi

‘Zaevi nuk mund të gënjejë çdoherë, do të jep përgjegjësi’

OBRM-PDUKM në reagimin e djeshëm me shkrim ndaj kumtesës së LSDM-së, e cila i dedikohet konferencës për media të Dragan Danevit, thekson se Zoran Zaevi më herët ose më vonë do të duhet të ballafaqohet me drejtësinë dhe të përgjigjet për ryshfetin që e kërkoi nga një biznesmen nga Strumica.

“Zaevi nuk do të mund përgjithmonë të gënjej dhe të ikë duke iu referuar ambasadorëve të huaj dhe konsujve duke i anashkaluar institucionet e Maqedonisë”, theksohet në reagimin e OBRM-PDUKM-së.

Zaev, siç thonë nga OBRM-PDUKM njëherë shpëtoi nga përgjegjësia penale falë Branko Cërvenkovskit, i cili e fali.

“Qytetarët presin të mos ketë më abolime dhe shmangie të drejtësisë për imazhet e tilla kriminele”, shtohet në reagimin nga OBRM-PDUKM. /Telegrafi/