Marrëveshja përmban dorëheqjen e kryeministrit Nikolla Gruevski në mesin e muajit dhjetor.
LSDM merr ministrin e brendshëm dhe ministrin për punë dhe politikë sociale, ndërsa në 5 ministri do të ketë zv/ministra me të drejtë veto-je, 3 nga LSDM dhe 2 nga VMRO DPMNE.
Do të zgjidhet edhe Prokuror special për çështjen e përgjimeve, me konsensus nga 4 partitë. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë caktuar për më 24 prill të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/