Kryeministri Zoran Zaev dhe ish-kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras sot theksuan se Marrëveshja e Prespës meriton përkrahjen nga të dyja vendet.
Siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, takimi ka qenë në atmosferë pozitive dhe miqësore ku dy bashkëbiseduesit kanë biseduar për përfitimet e Marrëveshjes së Prespës, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Marrëveshja e Prespës ndryshoi realitetin mes dy vendeve dhe krijuan një dinamikë pozitive në rajon”, konluduan Zaev dhe ish-kryeministri Tsipras.
Në bisedë, shtojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, është konstatuar se nga 17 qershori i vitit të kaluar, bashkëpunimi mes dy vendeve ka nisur të thellohet.
Në takim Zaev dhe Tsipras konstatuan përfitimet si rritja e këmbimit tregar për 20%, procedurat e nisura për vendkalime të reja mes dy vendeve, bashkëpunimi i afërt në fushën e mbrojtjes si pjesë si dhe përforcimi i bashkëpunimin në më shumë fusha.
“Në takim tek kabineti i Zaevit bashkërisht është përshëndetur anëtarësimi i vendit tonë në NATO, që është në fazë përfundimtare”, thuhet në njoftimin e shërbimit qeveritar për shtyp.
Dy bashkëbiseduesit në takim e përshëndetën mbështetjen e fuqishme në nisjen e bisedimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së./Telegrafi/