Telegrafi

Zaev: Sot do t’i zgjidhim të gjitha paqartësitë me Vuçiq

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në një deklaratë për gazetën serbe ‘Blic’ ka përsëritur se Qeveria në Shkup asnjıherë nuk ka pasur për qëllim, as edhe nuk ka dhënë udhëzime për kryerje të çfarëdo aktiviteti për intelegjencë kundër çfarëdo vendi fqinj, duke përfshirë edhe Serbinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Para bisedës së sotme telefonike me kryetarin e Aleksandar Vuçiq, Zaev ka thënë se Qeveria e re fuqishëm është e përkushtuar në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore me Serbinë.

Lexo po ashtu Vuçiq: Kemi dëshmi për sulme ndaj institucioneve serbe

‘Pa asnjë çfarë konkluzioni përfundimtar, respektojmë dhe mbështesim thirrjen e Beogradit zyrtar për t’i mbrojtur marrëdhëniet bilaterale në mes Serbisë dhe Maqedonisë dhe të vendosim kodeks standard të sjelljes. Shpresojmë se biseda e sotme me kryetarin Aleksandar Vuçiq do t’i zgjidh të gjitha paqartësitë e mundshme’, ka theksuar Zaev.

Lexo po ashtu Foto ekskluzive të agjentit serb në Kuvendin e Maqedonisë (Foto)

Përndryshe, javën e kaluar, Beogradi zyrtar, tërhoqi gjithë stafin nga ambasada e Serbisë në Shkup, me pretekstin se diplomatët përgjohen dhe se punohet kundër interesave të Serbisë, edhe atë me ndihmën e ndërkombëtarëve. /Telegrafi/