Kryeministri Zoran Zaev në dy ditët e ardhshme do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Malin e Zi, ndërsa seancë të përbashkët do të mbajnë të dyja qeveri.
Qeveria e Malit të Zi njoftoi se qeveritë e të dyja vendeve, të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut do të nënshkruajnë disa dokumente bilaterale.
Do të organizohet edhe Biznes Forumi Mali i Zi-Maqedonia e Veriut në të cilën do të marrin pjesë kryeministrat e të dyja vendeve, ministrat dhe biznesmenë.
Zaev do të arrijë sot në Podgoricë si i ftuar i kryeministrit malazez Dushko Markoviq.
Markoviq ishte për vizitë zyrtare në Shkup më 16 dhe 17 tetor të vitit 2017./Telegrafi/