Site icon Telegrafi

Zaev nuk dha dorëheqje, dërgohet interpelanca ndaj qeverisë

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nuk u parashtrua dorëheqja e Zoran Zaevit nga pozita e kryeministrit dhe për këtë shkak OBRM-PDUKM kërkoi të votohet mosbesimi i qeverisë.

Deputeti Aleksandar Nikollovski në deklaratë për media theksoi se kjo nismë është propozuar nga 61 deputetë.

“Iniciativa është e mbështetur nga OBRM-PDUKM dhe koalicioni, koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Lëvizja Besa dhe partia “E majta” që janë gjithsej 61 deputetë”, tha Nikollovski.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski i dha afat kryeministrit Zaev deri në ora 14:30 të japë dorëheqje ose në të kundërtën do të dërgojnë interpelancë ndaj qeverisë./Telegrafi/

Exit mobile version