Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev në tribunën e sotme në Strumicë ju bëri thirrje qytetarëve që në mënyrë masive të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për koalicionin që udhëheq LSDM.
“Nëse çdo dit jemi në treg, dyqan, barnatore, kafene, dhe shoqërohemi 15-20 minuta, atëherë mund që edhe 2-3 minuta të kalojmë vendvotim dhe të votojmë, ku është shumë më sigurt se sa vendet tjera”, tha Zaev.
Ai ju bëri thirrje qytetarëve që të votojnë sa më shumë për partinë e tij për të fituar më shumë mandate dhe të ketë kuvend më legjitim.
Sipas Zaev, duhet mandat të ri për shkak se duhet të merren vendime të guximshme për vendin./Telegrafi/