Site icon Telegrafi

Zaev në Tiranë diskuton për zbatimin e marrëveshjes ‘Përzhino’

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot me ftesë të Komitetit për Monitorim të Këshillit të Evropës mori pjesë në takimin e komitetit që u mbajt në Tiranë, Shqipëri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim, siç kumtoi LSDM-ja, është biseduar për zhvillimin më të ri të ngjarjeve dhe shkallën e zbatimit të marrëveshjes nga Përzhina.

Në kuadër të dialogut post-monitorim me Republikën e Maqedonisë, që zhvillohet në kuadër të Këshillit të Evropës, Zaev, siç njoftojnë nga LSDM-ja, i ka shprehur pikëpamjet e veta për tejkalimin sa më të shpejtë dhe më të lehtë të krizës politike në Republikën e Maqedonisë. /Telegrafi/

Exit mobile version