Site icon Telegrafi

Zaev bisedon me partnerët e koalicionit për formimin e Qeverisë së re

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Oliver Spasovski, pasdite kanë pasur takim me partnerët e koalicionir, me të cilët kanë diskutuar për mundësitë e koalicionimit dhe formimit të një qeverie stabile për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Partnertë pajtohen se në zgjedhje fitoi koncepti për bashkim, përkundër atij ndarës, sepse mbi 600 mijë qytetarë dhanë mbështetje për jetë dhe kundër regjimit. Është konstatuar se ndryshimet demokratike në Maqedoni, tanimë po ndodhin. Maqedonia do të merr Qeveri e cila do të punojë në interes të gjithë qytetarëve”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Në këtë takim është biseduar edhe për realizimin e disa prioriteteve, që do të sjellin jetë të mirë për qytetarët, si dhe realizimin e reformave nga raporti i Pribes, të cilët do të hapin perspektivë për Maqedoninë./Telegrafi/

Exit mobile version