Aktori i famshëm amerikan, Zach Braff, thotë se terapia ka qenë një shpëtim për të.
“Kam qenë në terapi gjatë gjithë jetës sime”, tha aktori, 47 vjeç, për Page Six këtë javë në një shfaqje të Apple+ “Shrinking”.
“Padyshim që ka ndryshuar jetën time dhe më ka ndihmuar në disa momente vërtet të vështira”, tha ai.
Seriali komedi u krijua nga Segel, ylli i “Ted Lasso” Brett Goldstein dhe producenti televiziv, Bill Lawrence.
“Mendoj se kjo është një nga gjërat e mrekullueshme të këtij shfaqjeje”, shtoi Braff, i cili drejtoi episodet e shfaqjes së re, “është një lloj fushate për të gjithë industrinë. Po tregon se si mund të ndihmojë jetët e njerëzve”.
Aktori i “Garden State” zbuloi gjithashtu se terapia e ndihmoi vërtet kur po përballej me vdekjen e mikut të tij më të mirë Nick Cordero, i cili vdiq nga COVID-19, në moshën 41-vjeçare, në korrik 2020.
Gjithashtu në shfaqje ishin yjet e tjerë si: Jason Segel, Michael Urie, Jessica Williams, Christa Miller dhe Brett Goldstein. /Telegrafi/