Telegrafi

Zaccheroni: Mourinho i dobët taktikisht

“Mourinho zgjodhi të largohet, sepse ai tani e di se Interi është i gatshëm të triumfojë edhe pa të. Ai është dikush që ka nevojë për armiq, më pas ai ofendon dhe kjo vërtet nuk më pëlqen. Sidoqoftë, unë mendoj se ai do të bëjë mirë në Madrid. Askush nuk di t’i motivojë lojtarët si ai”.

“Trajneri i ëndrrave i Massimo Morattit ka qenë gjithmonë Fabio Capello. Por, ai e pati Mourinhon dhe tani do ta ketë Benitezin. Taktikisht, Jose Mourinho vlen pak. Unë kërkova nga disa trajnerë ta studiojnë në Riscone, gjatë parasezonit, ndërsa ata më thërrisnin çdo ditë duke më thënë se dëshirojnë të largohen, sepse nuk kanë pasur se çfarë të mësojnë”, u shpreh Zaccheroni për Il Giornale. /Telegrafi/