Telegrafi

Zaccheroni: Milan-Juventus, pa rëndësi

“Ndeshja që zhvillohet në San Siro nuk do të jetë dhe aq e rëndësishme si viteve të kaluara, kjo për shkak se është sfida e fundit e sezonit. Duke u bazuar në ecurinë e kampionatit, nuk është një situatë pozitive. Kjo është këshilla ime për sezonin e ardhshëm: Milan-Juve, duhet të luhet në mes të sezonit”.

“E vërtetë është që kjo ndeshje nuk ka kurrfarë domethënie. Sidoqoftë, në fushë lojtarët janë të cilësisë së lartë. Ky është niveli më i lartë i futbollit, është e pamundur të mos ketë interesim”, deklaroi Zaccheroni për Sky Sport 24. /Telegrafi/