Telegrafi

Zaccheroni i gatshëm të ndryshojë Juven

“Është koha për ta ndërruar faqen, por unë e vlerësoj punën e mëparshme, sepse Juventusi ofron futboll fituesi”.

“Më pëlqejnë sfidat, do të filloj një cikli të ri. Stafi është shumë i rëndësishëm dhe nuk e di se sa skuadra janë superiore ndaj Juves”, ka thënë Zaccheroni para gazetarëve.

Trajneri i ri e ka falënderuar skuadrën për pritjen e mirë që ia ka bërë duke thënë se të gjithë lojtarët ishin sjellë mirë me të. /Telegrafi/