Aktori i njohur, Zac Efron, ka ulur çmimin e rezidencës luksoze në Los Angeles.
Ai ka zgjedhur që ta shes atë, por për shkak të mos interesimit, është detyruar të ulë çmimin, shkruan Daily Mail.
33-vjeçari ka qenë duke jetuar në Australi që nga gushti i viti 2020, pasi ishte angazhuar edhe në një film.
Ndërkohë, derisa rezidenca shitej për 5.9 milionë dollarë, tani shuma e saj ka rënë në 5.575 milionë dollarë.
Edhe me rënien e çmimit, aktori do të fitojë ende, për sa kohë që çmimi nuk vazhdon të bjerë.
Regjistrimet tregojnë se Efron e bleu shtëpinë në vitin 2013 për 4 milion dollarë. /Telegrafi/