Telegrafi

Zac Efron thyen heshtjen pasi u dërgua në spital pas incidentit në Ibiza

Zac Efron foli pasi u dërgua në një spital në Spanjë, pas një incidenti në një pishinë në një vilë në Ibiza të premten mbrëma.

Aktori 36 vjeç, postot në InstaStory të dielën për të ndarë një fotografi të tij duke ushtruar pa këmishë, ndërsa ishte shtrirë në një top ushtrimesh.

“I lumtur dhe i shëndetshëm, faleminderit për urimet e mira”, shkroi ai, shkruan DailyMail.

Mesazhi i yllit vjen pasi burimet zbuluan për TMZ se aktori u gjet brenda pishinës nga dy persona që punonin në vilë, të cilët e nxorrën nga uji.

Përfaqësuesi i tij konfirmoi për median se Efron ishte shtruar në spital pas incidentit të vogël dhe se po shërohet mirë. /Telegrafi/