Telegrafi

Zac Efron pësoi një incident në pishinë gjatë pushimeve në Ibiza – u dërgua me urgjencë në spital

Zac Efron

Zac Efron u dërgua me urgjencë në spital pasi u përfshi në një ‘incident noti’ teksa po qëndronte në një vilë në Ibiza.

Thuhet se ylli i Hollivudit ishte në ankth në pishinë dhe u nxor nga uji nga dy persona që punonin në vilë.

Ndërkohë, një zëdhënës i 36-vjeçarit e ka trajtuar situatën, duke e përshkruar incidentin në fjalë si ‘të vogël’.

Zac Efron

Ata shtuan se Zac thuhet se u dërgua në spital si një ‘masë paraprake’, duke deklaruar se ai tani është ‘mirë’.

Lajmi u raportua fillimisht nga TMZ, ku pretendohej se aktori u gjet në pishinë nga dy punonjësit e vilës.

Zac Efron

Gjatë muajit të kaluar, Zac është parë në vende të ndryshme duke përfshirë Ibiza, St. Tropez, Mykonos dhe Paris.

Zac së fundmi luajti në “A Family Affair” me Nicole Kidman, duke shënuar ribashkimin e aktorëve 12 vjet pasi ata u shfaqën së bashku në “The Paperboy”.

Zac Efron

Ndërsa fliste për ribashkimin e tyre, ai i krahasoi dy filmat duke thënë për Entertainment Weekly: “Ishte një film ndryshe. Ky tani po ashtu është një film i lezetshëm”. /Telegrafi/