Aktori i famshëm, Zac Efron, gati sa humbi jetën pasi mori një infeksion fatal, ndërsa po xhironte një dokumentar në Guinenë e Re.
30-vjeçari ishte duke xhiruar një serial real televiziv të titulluar “Killing Zac Efron”, ku kaloi 21 ditë në xhungël.
Gjatë këtij xhirimi, ai u përball me një infeksion serioz kërcënues për jetën dhe për fat të mirë shmangi vdekjen, transmeton KP.
“Ai u dërgua urgjentisht në Brisbane, Australi, ku mjekët luftuan një betejë për jetën e tij për disa ditë” ka thënë një burim i afërt me aktorin.
Pasi gjendja e tij u stabilizua, mjekët e vlerësuan të sigurt për të dalë nga spitali, kështu që ai u kthye në Amerikë ku e pret rikuperimi.
Po ashtu, aktorit i është ndaluar të vazhdojë xhirimin e dokumentarit.