Telegrafi

Zabërçanec: Nuk është e vërtetë se fotografëve dhe kameramanëve u është ndaluar të ndjekin takimin e liderëve

Nëpërmjet rrjetit social Facebook ka reaguar këshilltari i veçantë për marrëdhënie me publikun pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Marjan Zabërçanec, ku thotë se nuk është e vërtetë

“Nuk është e vërtetë se fotografët dhe kameramanët u është ndaluar të ndjekin takimin e liderëve. Të gjithë përfaqësuesve të mediave u është lejuar qasje edhe për fotografim edhe për inçizim, hapësirë për punë dhe të gjitha kushtet tjera. Më shumë se 20 kameramanë dhe më shumë se 10 fotograf janë brenda dhe po punojnë pa ndalë”, shkruan Zabërçanec

“Në hyrje, shërbimi i sugurisë vlerësuan se duhet të lirohet, por tre fotograf refuzuan të drejtohen në hapësirën ku ishin të gjithë përfaqësuesit e tjerë të mediave. Reaguan zëshëm me sulm se “se kemi abuzuar”, për çka unë u përgjigja se bëhet fjalë për vlerësim sigurie, dhe jo për qëndrim personal dhe se ne nuk po abuzojmë me gazetarët që ndodhte në 11 vitet e kaluara, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu “11 vite ju shkelën, tash gjetët të flisni”, fotoreporterëve u është ndaluar të fotografojnë liderët që arritën në takimin e sotëm

sa u pamë me fotografët që ndodhi aksidenti, biseduam dhe u morëm vesh që bashkërisht të kërkojmë zgjidhje për lokacione më të mira për fotografët në pajtim me standardet e sigurisë”, shkruan në rrjetin Social, këshilltari i Qeverisë për marrëdhëniet me publikun, Marjan Zabërçanec./Telegrafi/