Telegrafi

Zabërgja: Do të luftojmë për titull

“Ne kemi në skuadër lojtarë me shumë përvojë, gjithashtu kemi në ekip disa futbollistë të rinj dhe shumë të talentuar, të cilët mund të japin shumë për ekipin tonë”.

“Me këtë dua të them se edhe ne mund ta arrijmë titullin. Në futbollin e Kosovës, skuadrat nuk dallojnë shumë me njëra-tjetrën në cilësi. Jemi në pjesën e epërme të tabelës dhe nëse na jepet mundësia do ta ndjekim titullin”, ka thënë Zabërgja për Sport./Telegrafi/