Pablo Zabaleta, mbrojtësi i krahut të djathtë, i cili ka tetë vjet që luan për Manchester Cityn, zbuloi metodat e stërvitjeve të trajnerit të ri, Pep Guardiola.
Në mënyrë që të forcojë shpirtin e ekipit, katalonasi urdhëroi që pas çdo stërvitje lojtarët të hanë mëngjes dhe drekë së bashku.
“Nuk guxojmë të kemi as rrjet të 3G”, tha duke qeshur Zabaleta.
Përveç kësaj, gjatë kohës sa janë në stërvitje duhet të ndalen së shfrytëzuari telefonat e mençur. /Telegrafi/