Pablo Zabaleta ka folur fjalë të mëdha për trajnerin e tij, Pep Guardiola.
Pep Guardiola është një nga trajnerët më të mirë në botë dhe këtë e dëshmoi edhe sot me fitoren 2-1 në derbin lokal ndaj Manchester Unitedit dhe kjo fitore ua mbylli gojën shumë skeptikëve.
Sipas mbrojtësit argjentinas, Pablo Zabaleta, Guardiola është menaxheri më i mirë në botë dhe puna me të është shumë e veçantë.
“Kur ju keni mundësinë për të punuar me menaxherët më të mirë është me të vërtetë e veçantë”, ka deklaruar Zabaleta.
“Pep është një nga menaxherët më të mëdhenj dhe ne jemi aq me fat që të kemi atë në Manchester City”. /Telegrafi/