Prodhuesit kinezë kanë tendencën të përfshijnë sasi absurde të RAM në telefonat e tyre dhe Lenovo synon të jetë mbreti i ri me telefonin e ri Z5 Pro GT. Kompania njoftoi pajisjen në rrjetin social Weibo, dhe do të ketë deri në 12GB RAM.
Ky kapacitet e vë atë edhe përpara OnePlus 6T McLaren Edition i cili u lansua javën e kaluar me 10GB memorie. Në të vërtetë, ashtu si telefoni OnePlus, Z5 Pro GT duket se merr frymëzim nga makinat e shpejta, me linja të kuqe që janë vendosur rreth pjesëve të telefonit, siç është kamera.
Gjithashtu si pajisja OnePlus, Z5 Pro GT bazohet në një telefon të mëparshëm, Z5 Pro, por përfshin disa përmirësime. Do të jetë një nga telefonat e parë me procesorin Snapdragon 855 të Qualcomm dhe konfigurimi më i shtrenjtë do të ofrojë 512GB hapësirë të brendshme përveç 12GB RAM.
Specifikat tjera qëndrojnë pranë Z5 Pro origjinale, me të njëjtin ekran Full HD + 6,39 inç si dhe kamera të ngjashme dyfishe në pjesën e prapme, madje edhe kapacitetin e njëjtë të baterisë.
Telefoni do të mundësohet për para-porosi më 15 janar dhe do të dalë në shitje më 24 janar.
Z5 Pro GT do të kushtojë $ 391 për modelin më të ulët me 6GB RAM dhe 64GB hapësirë ruajtëse. /Telegrafi/