Telegrafi

Z3 Tablet Compact të prezantohet në IFA?

Nga pamjet e marra në faqen zyrtare të kompanisë nuk mund të thuhet se sa është madhësia e ekranit të këtij tabletit, mirëpo disa media sugjerojnë se bëhet fjalë për madhësi të ekranit prej 7 deri në 8 inç, që do ta bëjë tabletin të lehtë për tu përdorur, dhe elegant në pamje.

Ndërsa përveç tjerash, përdoruesit presin që Z3 Tablet Compact të sjellë edhe disa aksesorë të rëndësishëm, duke përfshirë edhe tastierën e bazuar në Bluetooth.

Karakteristikat tjera të Z3 Tablet Compact pritet të jenë të ngjashme me ato të Xperia Z1 Tablet.

Më tej thuhet se Sony do ta bëjë lansimin zyrtar të tabletit të saj të ri Xperia Z3 Tablet Compact brenda dy javësh në panairin e IFA në Berlin, Gjermani. (Telegrafi)