Telegrafi

Z Mobile Prishtina mposhtet nga S.Oliver Wurzburg, por paraqitet denjësisht

Prishtina është mposhtur nga S. Oliver Wurzburg në Gjermani në kuadër të rrethit të dytë të garave të Europe Cup me rezultat 95-77, pavarësisht paraqitjes dinjitoze në këtë takim.

Shumë shikues ishin mbledhur në arenën e Wurzburgut për të përcjellu takimin e klubit më të trofeshëm kosovar me një prej skuadrave të forta gjermane.

Të pranishëm ishin edhe bashkëtadhetarë Plisa të cilët në këtë takim krijuan atmosferë impozante.

Prishtina pati paraqitje shumë të mirë në këtë takim, duke u mbajtur në lojë gjatë gjithë pjesës së parë, e cila përfundoi me vetëm gjashtë pikë disavantazh për skuadrën kosovare.

Thyerja e madhe u krijua në çerekun e katërt, ku mysafirët nga Prishtina nuk arritën të mbajnë tempin me kundërshtarët.

Te vendasit më së miri performuan Perry, Hulls, Morrison dhe Richter të cilët shënuan të gjithë nga 12 pikë.

Te Prishtina më i miri ishte Demario Mayfield me 20 pikë, i pasuar nga Dardan Berisha me 18 pikë dhe Kyan Anderson me 17 pikë.

Prishtina vazhdon garat në grupin e Europe Cup, ku gjendet me Pinar Karsiyakan dhe Szolnokin.

/Telegrafi/