Telegrafi

Z Mobile Prishtina mëson kundërshtarët për raundin e dytë të FIBA Europe Cup

Z Mobile Prishtina ka pësuar humbje në shtëpi nga skuadra Bakken Bears me rezultat 77-100 në ndeshjen që ishte e fundit për fazën e grupeve.

Kjo sfidë ishte menduar të jetë festive dhe të sigurohej pozita e parë, por nuk ndodhi.

Lider i grupit mbeti klubi danez Bakken Bears që mori gjashtë fitore në po aq ndeshje.

Pas ndeshjes Prishtina i ka mësuar tre kundërshtarët në raundin e dytë të FIBA Europe Cup.

Klubi kosovar do të jetë në Grupin I të 16 më të mirëve bashkë me Oliver Wurzburgun e Gjermanisë, Szolnoki Olaj të Hungarisë dhe Karsiyakan e Turqisë.

Në fazën e ardhshme do të jenë katër grupe, ndërsa tutje do të kalojnë fituesit dhe vendet e dyta të secilit grup.

Ndeshjet do të luhen më 12 dhe 19 dhjetor, 9 dhe 23 janar, 30 janar dhe 6 shkurt. /Telegrafi/