Telegrafi

Z Mobile Prishtina me fitore të madhe ndaj Szolnoki Olaj

Z Mobile Prishtina ka arritur fitore të madhe në shtëpi ndaj skuadrës hungraze, Szolnoki Olaj me rezultat 81-76.

Ndeshja ishte e barabartë sidomos në fraksionin e parë.

Ndërkaq, pjesa e parë u mbyll me pak pikë epërsi për vendasit.

Loja e barabartë vazhdoi edhe në fraksionet tjera, por Prishtina ishte më precize në fund të takimit dhe ja doli të triumfonte.

Më i miri ishte Khalid Boukichou me 18 pikë i pasuar nga Dardan Berisha me 17 pikë dhe Divine Myles me 12 pikë.

Prishtina me këtë fitore rikthehet në luftë për pozitat e para në tabelë që dërgojnë në fazën tjetër të FIBA Europe Cup. /Telegrafi/