Telegrafi

Z Mobile Prishtina eliminon Bashkimin dhe kualifikohet në finale

(Foto: Facebook/KB Prishtina)

Z Mobile Prishtina e ka siguruar edhe fitoren e tretë në serinë gjysmëfinale kundër Bashkimit, për t’u kualifikuar në finalen e madhe.

Bardhekaltrit fituan me rezultat të ngushtë (98-95) në palestrën “Sezai Surroi” për ta siguruar pjesëmarrjen në finale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Superliga e Kosovës në basketboll

Mysafirët ishin bindës në çerekun e parë (14:21), ndërsa dhjetëminutëshi i dytë u takoi vendasve (27:24).

Pas kthimit nga pushimi, vizitorët ishin sërish më të mirë (26:32), ndërsa edhe pse e fituan fraksionin e fundit (28:21), vendasit e humbë ndeshjen.

Në finale, Z Mobile Prishtina luan kundër Rahoveci që e eliminoi Golden Eagle Yllin. /Telegrafi/