Historia e Yusuf Demirit te Barça filloi në një mënyrë shumë premtuese, por përfundoi papritur.
Ai e nisi shumë mirë parasezonin, deri te kthimi në Austri në janar.
Sulmuesi 18-vjeçar ka folur pas kthimit te Rapid Vjena nga Barcelona, duke thënë se largimi “ishte i trishtuar”, megjithëse kjo përvojë e shkurtër e ka ndihmuar atë të rritet si profesionist.
“U largova i trishtuar nga Barcelona, por u rrita dhe u bëra profesionist. Kam parë që njerëzit këtu janë të lumtur me mua dhe kjo më ka bërë gjithashtu të lumtur”, ka thënë sulmuesi.
Pavarësisht se koha e tij në Barcelonë nuk shkoi ashtu siç do të donte, sulmuesi është i bindur se ende e pret një e ardhme e ndritur.
“Dua të luaj, të kënaqem dhe të argëtohem. Unë kam uri dhe dua të fitoj të gjitha. Qëllimi im është të jem i pari, nuk më mjafton të jem i dyti”, ka thënë Demir. /Telegrafi/