Site icon Telegrafi

Yuri Gagarin, 50-vjetori me “lansimin” e kitarave

Ishte një pamje e pazakontë derisa shihje duke fluturuar në ajër kitarat elektrike në qytetin Krasnoyarsk të Siberisë.

Studentët e Universitetit Shtetëror të Aero-hapësirës në Siberi lansuan këto raketa më 10 prill të cilat i konstruktuan vetë. Ky lansim ishte dy ditë para Ditës së Aviacionit dhe Kozmonautikës, që shënon 50 vjetorin e kozmonautit Yuri Gagarin, i cili bëri rrotullimin e parë rreth botës me një anije kozmike.

Para një gjysmë shekulli më 12 prill 1961 Gagarin u bë njeriu i parë në botë i cili udhëtoi në hapësirë dhe bëri një orbitë rreth Tokës. /Telegrafi/

Exit mobile version