Telegrafi

Yung Miami konfirmon ndarjen nga Diddy

Reperja Yung Miami ka konfirmuar se ajo dhe Diddy nuk janë më bashkë.

Anëtarja e “City Girls” dhe Sean “Diddy” Combs dolën publikisht me romancën e tyre në qershor 2022.

“Ne jemi akoma miq të mirë. Por ne jemi beqarë. Ky nuk është njeriu im”, tha krijuesja e hitit “Ex For A Reason”për TheCut.

Foto: Instagram

29-vjeçarja, emri i vërtetë i së cilës është Caresha Brownlee, tha se ajo dhe Diddy, 53 vjeç, “kishin situatat e tyre” dhe refuzuan t’i vendosim emër romancës.

“Ne u grindëm fort me njëri-tjetrin. Ne ishim bashkë çdo ditë në një moment”, tha ajo.

“Ai më mbështeti mua, unë e mbështeta atë. Unë do ta lejoj internetin ta quajë si të duan ata”, u shpreh ylli.

Duke folur në shtator 2022, Yung Miami dyfishoi faktin se dyshja nuk ishin në një marrëdhënie ekskluzive.

Foto: Instagram

“Ai takohet njerëz të tjerë përveç meje, dhe unë takohem me njerëz tjerë përveç tij”, tha reperja e “Act Up” për XXL në atë kohë.

“Unë jam e re. Unë jam duke u takuar. Unë jam duke u argëtuar. Unë po bëj gjërat e mia. Ai po bën të njëjtën gjë”, kishte deklaruar ajo.

Lexo po ashtu P. Diddy bëhet baba për herë të gjashtë

Më pas, në dhjetor, Diddy tronditi botën kur njoftoi lindjen surprizë të fëmijës së tij të shtatë , vajzës Love Combs, me një grua të quajtur Dana Tran.

Pasi Diddy ndau publikisht lajmin, Yung Miami shkoi në mediat sociale për të sqaruar se ajo nuk ishte “partnerja rezervë” e askujt.

Foto: Instagram

Brownlee është nënë e djalit Jai, 9 vjeç, dhe vajzës Summer, 3, të cilën i ka nga lidhejt me dy ish-partnerët Jai Wiggins dhe Southside, respektivisht.

Kur ajo dhe Combs konfirmuan romancën e tyre në qershor, artisti kishte tashmë gjashtë fëmijë – Quincy, 31, Justin, 28, King, 24, Chance, 16, dhe binjakët D’Lila dhe Jessie, gjithashtu 16 vjeç.

Diddy e mirëpriti Love në tetor, por priti dy muaj për të njoftuar ardhjen e foshnjës. /Telegrafi/