Telegrafi

Yulia Tymoshenko fiton zgjedhjet në Ukrainë

Pas numërimit të 50 për qind të votave, blloku opozitar i politikanes Tymoshenko ka marrë 33,31 për qind të votave, bënë të ditur sot në Kiev drejtuesit e zgjedhjeve.

Tymoshenko shpalli një përsëritje të koalicionit qeveritar të vitit 2005 me aleancën e presidentit Viktor Yushchenko.

"Unë do t’i drejtohem presidentit (Viktor Yushchenko) me propozimin për të krijuar një koalicion të forcave demokratike në Verhovna Rada (parlament) dhe një qeveri koalicioni. Dhe unë besoj se do të jemi në gjendje edhe njëherë që të tregojmë nivel të lartë në krijimin e një qeverie koalicioni të forcave demokratike në parlamentin e Ukrainës", ka thënë ajo.

Aleanca e presidentit Yushcenko sipas përllogaritjeve të deritashme ka marrë rreth 15,56 për qind të votave. Partia popullore në pjesën rusofone të vendit, Partia e Rajoneve e kryeministrit, Viktor Yanukovych mori sipas numërimit të deritashëm 30,64 për qind të votave.