Me anë të Yubico, mund të bëhet hyrja në një pajisje teknologjike, vetëm duke treguar shenjat e gishtit dhe pa nevojën e fjalëkalimit.
Ky çelës bimetrik i prodhuar nga YubiKey Bio, është një lloj “çelësi i zgjuar”, demonstrimi i së cilit është treguar me aktivizimin e Azure Active Directory të Microsoft, transmeton Telegrafi.
Pajisja futet në portën USB dhe hapja bëhet vetëm me kalimin e gishtit, duke iu pamundësuar hakerëve apo keqbërësve të ndryshëm, që të kenë qasje në pajisjen tuaj. Vetëm se Yubico nuk vjen lirë, meqë do të kushtojë rreth 50 dollarë.
Teknologjia e përdorur, ia pamundëson ndërhyrjen hakerëve, por edhe përdoruesve nëse e harrojnë diku apo e humbin.
Ata duhet të hynë shpejtë në llogaritë e tyre, nëpërmjet sistemeve mbështetëse dhe të raportojnë se nuk janë në pronësi të këtij çelësi. Nëse këtë, nuk e ka bërë para përdoruesit dikush që ka rënë në gjurmët e çelësit.
Sistemi i sigurisë, me Yubico do të jetë shumë i lartë, vetëm se ende nuk është bërë e ditur se kur mund të lansohet, apo sa do të kushtojë. /Telegrafi/