Site icon Telegrafi

YouTuberi shënon rekord botëror duke ndërtuar aeroplanmbajtësen me telekomandë më të madhen ndonjëherë

Rekordet Botërore Guiness kanë njoftuar se James Whomsley ka ndërtuar modelin më të madh në botë të aeroplanmbajtëses me telekomandë.

Gjithashtu, Whomsley ka ulur dy aeroplanë me telekomandë në mbajtësen 4 metra duke shënuar kështu një tjetër rekord botëror.

Bëhet e ditur se për ndërtimin e këtij projekti atij iu deshën tre muaj, përcjell Telegrafi.

Aeroplanmbajtësja është bërë nga druri, materiale tekstili dhe fije qelqi.

Pas ndërtimit të saj, Whomsley duhej të mësonte se si të fluturonte aeroplanët me telekomandë, ku edhe i vendosi disa kamera për të qenë në gjendje të shihej mirë ulja e tyre.

Fluturimet testuese janë realizuar në liqenin Rudyard të Straffordshire, Angli, ndërsa videoja e postuar në YouTube nga Guiness tregon përpjekjet e shumta për të ulur aeroplanët dhe procesin e ndërtimit të mbajtëses.

Ndryshe, Whomsley edhe më parë kishte vendosur rekord botëror duke ndërtuar veturën më të shpejtë me telekomandë me motor jet. Vetura ka arritur një shpejtësi prej 152 km/h. /Telegrafi/

Exit mobile version