YouTuber Vitaly Zdorovetskiy thotë se ai ka thyer qafën dhe shpinën në një aksident me parashutë.
Sipas mediave të huaja, 28-vjeçari – i cili ka më shumë se 10 milionë abonentë në YouTube – ka thënë se ai e ka thyer qafën dhe shpinën gjatë një aksidenti me parashutë, transmeton Telegrafi.
Pamjet tregojnë gjithashtu rusin duke rënkuar nga dhimbja ndërsa personat e ndihmës së shpejtë dhe stafi nga Cal Fire e ngarkuan atë në një barelë.
Ish e dashura e tij Kinsey Wolanski ka qenë pranë shtratit të tij në spital dhe gjithashtu ka shpërndarë foto të tij.
Kinsey – e cila pushtoi fushën gjatë finales së Ligës së Kampionëve 2019 me rroba banje tha: “Përshëndetje djema, unë thjesht doja të vija këtu dhe të them faleminderit shumë për të gjitha mesazhet dhe mbështetjen që ia keni dhënë Vitaly-t”.
“Ai theu qafën dhe shpinën dhe do të jetë në një rrugë të gjatë për tu rikuperuar, por ai ka mbështetjen dhe dashurinë nga ju, dhe kjo është diçka e madhe, me të vërtetë e ndihmoni shumë. Pra, ju falënderoj shumë për këtë”.
Kujtojmë që rusi i famshëm kishte vizituar Kosovën në vitin 2019, sepse ishte ftuar nga grupi “Marakli t’kerreve’. Madje ai e kishte bërë edhe simbolin e shqiponjës me duart e tij, duke ‘tërbuar’ njerëzit që ishin mbledhur për t’a parë atë. /Telegrafi/