Site icon Telegrafi

YouTuberi i njohur Dream zbulon fytyrën e tij, prej vitesh e fshehur prapa maskës

YouTuberi i njohur Dream prej vitesh ka fshehur fytyrën e tij prapa maskës e fytyrës së buzëqeshur, e tani ka zbuluar identitetin e tij të vërtetë para fansave – duke u treguar si duket vërtetë.

Dream është i njohur për luajtjen e videolojës së njohur Minecraft, dhe e përcjellin mbi 30 milionë njerëz, e deri më tani është dëgjuar vetëm zëri i tij përmes “streamave” dhe kohë pas kohe lajmërohej para kamerës me maskë në fytyrë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, tani vendosi të zbulojë pamjen e tij, dhe këtë e bëri duke publikuar video dhe fotografi në rrjetet sociale.

https://twitter.com/Dream/status/1576741891592159233?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1576741891592159233%7Ctwgr%5Ecfa77b25fc7d722cd4049cbf03691db991d0c22b%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.klix.ba%2Fscitech%2Ftehnologija%2Fpopularni-youtuber-dream-otkrio-svoj-izgled-godinama-se-krio-iza-maske%2F221003098

“Përshëndetje, emri im është Clay jam i njohur me nofkën Dream”, ka thënë youtuberi në videon që mori mbi 12 milionë shikime.

Ndryshe, Minecraft është loja më e shitur në botë, kurse klipet e njohura të Dream kanë miliona shikime. Një madje ka marrë 115 milionë shikime. /Telegrafi/

Exit mobile version