Telegrafi

YouTuberi krijon një version të ri të Apple Vision Pro

Një YouTuber ka krijuar një version të ri të Apple Vision Pro duke përdorur produkte të ndryshme.

Megjithëse nuk duken aq të hijshme sa origjinali, krijimi i “Basically Homeless” ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale, përcjell Telegrafi.

Madje, shikuesit të impresionuar nga zgjuarsia e projektit, e lavdëruan kreativitetin dhe shkathtësinë e djaloshit duke e krahasuar atë me Iron Man.

Videoja ndër tjera nxjerr në pah potencialin e projekteve teknologjike DIY dhe tregon se çfarë mund të arrihet me komponentë lehtësisht të disponueshme.

“Kam dëgjuar që Apple mbajti një takim për shkak të këtij djali. Ai do ta rrëzojë i vetëm kompaninë”, shkroi një përdorues.

“Ky djalë është një nga krijuesit më të mirë të përmbajtjes në YouTube. Humori dhe inteligjenca e shfaqur në videot e tij janë argëtuese”, tha një tjetër. /Telegrafi/