Një YouTuber është lënduar rëndë kur raketahedhës i shpërtheu në dorë pas një testi të dështuar.
Adam Nouls, veteran i ushtrisë amerikane, ka pësuar thyerje të kafkës dhe gjakderdhje në tru, pasi i shpërtheu në dorë RPG-7 derisa po realizonte një video për ndjekësit e tij, transmeton Telegrafi.
Incidenti i tmerrshëm ka ndodhur muajin e kaluar, kur Nousl po provonte raketahedhës të ndryshëm duke bërë një vlerësim të rrezikut nga efekti i shkrepjes.
Pamjet shokuese shfaqin ish-ushtarakun i cili u përfshi nga zjarri derisa e shkrep predhën. Pas aktivizimit të armës, një pjesë e raketës shpërthen, e helmeta e tij mbrojtëse fluturon nga shpërthimi.
Për pak sekonda Adam duket sikur ka humbur vetëdijen. Nga goditja i janë thyer nofullat dhe kafka, derisa në trup kishte djegie të shkallës së tretë.
Në video mund të shihet se në drejtim të Adamit vrapojnë bashkëpunëtorët, që i ofrojnë ndihmën e parë dhe më pas dërgohet me aeroplan për në spital.
Adam që akoma është duke u rikuperuar dhe bartë allçi në këmbë, ka thënë se nuk i kujtohet asgjë pas numërimit mbrapsht.
Së fundmi ka shikuar videon, ku YouTuberi ka shpjeguar se videoja përbëhej nga disa tete të raketahedhësve RPG-7 dhe sipas tij, kjo do të duhej të ishte e fundit për atë ditë.
“Me një fjalë, raketahedhës ka shpërthyer”, tha Adam.
Atij do t’i nevojiten edhe disa muaj që të rikuperohet plotësisht. E shpenzimet e mjekimit nga djegiet dhe ndërhyrjet kirurgjike, tashmë kanë tejkaluar shumën prej 300 mijë dollarë.
Nouls megjithatë synon të vazhdojë me punën e tij në kanalin që e ka, dhe pretendon se shpërthimi nuk do ta ndalë të realizojë video tjera në të ardhmen. /Telegrafi/