YouTuberi Ryan Trahan nga Teksasi ka udhëtuar me trenin Venice Simplon-Orient-Exprees derisa po qëndronte në Evropë, ku kaloi natën në njërën nga kabinat më luksoze të trenit.
Bëhet fjalë për suitën Grand në trenin ikonik, ku për një natë në të duhet ndarë 32 mijë dollarë në një udhëtim nga Parisi në Venedik, transmeton Telegrafi.
Në videon e tij që dokumenton luksin, Ryan zbulon disa prej gjërave më unike në tren. 24-vjeçari shëtiti pothuajse në çdo hapësirë trenit.
Gjatë udhëtimit nga Parisi në Venedik, Ryan kaloi nëpër pesë shtete, përfshirë Francën, Zvicrën, Gjermaninë, Austrinë dhe Italinë.
Udhëtimi varion nga një deri në pesë net, kurse njihet më së shumti për udhëtimin nga Londra drejt Venedikut që zgjatë dy ditë. /Telegrafi/