Telegrafi

YouTuber-i tregon se “si duket një ditë e zakonshme e një nëne në Bosnjë dhe Hercegovinë”

TikToker-i dhe YouTuber-i, Sead Hrustanoviq, një i ri nga Bosnja dhe Hercegovina që jeton në Slloveni, bën të qeshin mijëra njerëz me videot e tij që publikon në internet.

Sipas mediave boshnjake, përcjell Telegrafi, në skeçet e tij humoristike, Sead përshkruan me humor jetën e përditshme në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në rolin e tij të parë, i cili mblodhi mbi 1.5 milionë shikime, ai tregoi se si duket një “ditë e zakonshme e një nëne”.

“Unë nuk jam tamam një grua si kjo, por shoh shumë gjëra të ngjashme, dhe sigurisht gjeta veten në në nja dy situata. Kjo nuk ofendon askë dhe i bën të gjithë të qeshin. Faleminderit Sead”, ka shkruar një grua, në një nga komentet e shumta.

Siç bëhet e ditur, Sead ndiqet nga mbi 80,000 njerëz në YouTube, dhe është gjithashtu i njohur në Instagram dhe TikTok. /Telegrafi/