Telegrafi

YouTube zyrtarizon ‘Music Key’, shërbimin me abonim mujor

Me këtë shërbim, YouTube synon të rivalizojë me shërbimet e ngjashme sikurse Spotify dhe Pandora.

Për disa vite rresht, YouTube ka qenë shërbimi kryesor i muzikës për miliona njerëz, por shërbimi i ri Music Key dhe Music tab e rikonfirmojnë këtë gjë, duke ofruar më shumë funksione në dëgimin e muzikës.

YouTube Music tab ofrohet falas për të gjithë përdoruesit, dhe mundëson dëgjimin dhe gjetjen e lehtë të albumeve cilësore në kualitet të lartë, si dhe dëgjimin e listave të muzikës në formë të pandërprerë.

Megjithatë, kjo nuk është arsyeja kryesore me të cilën YouTube do të bëjë lajm. Në fakt është shërbimi me abonim që kushton 9.99 dollarë në muaj – Music Key, ajo që do ta bëjë dallimin me risitë që do ti ofrojë për dëgjuesit e muzikës. (Telegrafi)