Telegrafi

Youtube me video “live” edhe prej telefonit mobil

Ndër temat kryesore teknologjike të momentit janë videot e drejtpërdrejta. Pas lëshimit të videove ‘live’ nga Facebook dhe Tëitter, edhe Youtube lajmëron lansimin e tyre nëpërmjet kanalit të saj.

Përmes platformës mobile, Youtube ka vendosur të sjell videot e drejtpërdrejta në aplikacionin mobil.

Sipas një postimi në blogun e Youtube, për të shikuar videot ‘live’ në aplikacion, krejt ajo që duhet të bëni është të shtypni pullën e kuqe përmes të cilës lëshohet një video e cila është duke u xhiruar në kohën reale.

Në mënyrë të ngjashme, videot mund të kërkohen përmes rubrikës së kërkimit ose mund të bëhen private në mënyrë që vetëm një grup i paracaktuar i përdoruesve mund të shohin videon.

Kompania është duke promovuar përparësitë e këtij tipari, duke deklaruar se videot do të jenë më të shpejta dhe më lehtë të qasshme se platformat tjera.